Shtatori, si përherë shënon një nisje të vrullshme të politikës, e sidomos këtë vit, kur duhen edhe disa muaj deri në zgjedhjet e pritshme parlamentare.
Ndërkohë, zhvillimet janë të pritshme si nga maxhoranca, ashtu edhe nga opozita, kryefjalë e të cilave është reforma zgjedhore dhe miratimi i saj.
Kësisoj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ai i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca dhe Ambasadori Britanik Norman Dunkan, do të zhvillojnë një takim me Lulzim Bashën, ndërsa në takim pritet të jenë Oerd Bylykbashi, si dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Nuk bëhen të ditura detaje nga temat që pritet të diskutohen, ndërsa ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku palët nuk gjetën dakordësi, duke i mëshuar të njëjtave kërkesa.
Madje, pas mbledhjes që u zhvillua pasditen e së hënës, socialistet vendosen 30 shtatorin si afatin fundor per miratimin e reformes zgjedhore ne Parlment. Opozita joparlmentare ishte ultimative për të sjellë brenda dites se premte propozimet per pragun elektoral, hapjen e listave dhe regjistrimin e aleancave ne nje liste te perbashket.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LuigiSoreca#NormanDunkan#TopChannel