Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike ka vendosur jo vetëm të ndërpresë konferencat e zakonshme për shtyp, por të ndalojë dhe prononcimet zyrtare të krerëve të saj. Nuk dihen shkaqet zyrtare, por burime brenda Partisë Demokratike konfirmojnë se kjo bëhet në shenjë proteste ndaj pasqyrimit të fushatës socialiste për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Partia Demokratike nuk po zhvillon fushatë për balotazhet pasi pjesëmarrja e saj varet nga plotësimi i kushteve të vendosura ndaj qeverisë si shtyrja e datës së zgjedhjeve dhe ndryshmi i KQZ-së. Ky i fundit i ka lënë kohë Partisë Demokratike vetëm 48 orë për të deklaruar pjesëmarrjen apo jo në raudin e dytë të zgjedhjeve.
Selia blu duket se do t'i thotë jo pjesëmarrjes në balotazh, ndërs strukturat e saj po punojnë intensivisht për të përgatitur dosjet që sipas tyre vërtetojnë manipulime./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/