Policia Kufitare e Rinasit parandalon dhe godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, duke sekuestruar një sasi prej më shumë se 20 mijë paundë.
Policia, pas kësaj ka proceduar penalisht një 43-vjeçar që është poseduesi i shumës së parave. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të Shqipërisë kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin me inicialet B. M., 43 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, shtetasit B. M., Policia i gjeti në çantën e shpinës 20.240 paund. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rinas#Sekuestro#TopChannel