Pallati në Durrës u anua nga tërmeti por u klasifikua si i banueshëm, banorët kallëzim në SPAK

2020-12-05 0

#tvora #rtvoranews
Banorët e pallatit nr.8, në lagjen 5 të qytetit të Durrësit, kanë bërë një kallëzim në SPAK lidhur me dëmtimin nga tërmeti i 26 nëntorit të pallatit ku banojnë.

Ata akuzojnë bashkinë, Institutin e Ndërtimit si dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Durrësit, për fshehje të dëmit real të pallatit, nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi është klasifikuar i banueshëm ne nivelin e demit DS2, në një kohë kur inkliminimi i pallatit, pra animi, është përcaktuar nga ekspertët në nivelin 51 cm, ndërsa eksperët privat e klasifikojnë mbi 60.

Në këtë problem, ata akuzojnë prokurorinë për zvarritje dhe për mospergjegjesite fatit të 60 familjeve, pasi banorët thonë se pallati po çedon çdo ditë.

Këtë vonesë në hetim ata e klasifikojnë si terrorizëm per fatin e familjareve. Në SPAK, ata do të dërgojnë dokumentat origjinale te ekspertëve.

Avokati i banorëve ka kërkuar shembjen e pallatit pasi është i pariparueshëm dhe rrezikon jetën e tyre.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/durres-pallati-u-demtua-nga-termeti-por-u-klasifikua-si-i-banueshem-banoret-cojne-ceshtjen-ne-spak/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv