#tvora #rtvoranews
Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, Partia Demokratike ka nisur filtrimin e kandidatëve për deputetë.
E ftuar në emisionin Ditë e Re me moderatorët Ariola Shehu dhe Arjon Muça, sportisja Klodiana Shala, tha se është propozuar nga baza e PD në të gjitha qytetet.
Ajo tha se realiteti është ndryshe për t?u bërë deputete.
Sipas saj, duhet të kesh vila te Gjiri i Lalzit apo në Dhërmi.
Klodiana Shala: ?Unë dihet që kam vite që jam marrë me politikë, kam bërë 5 fushata. Pjesa më kryesore është që unë e bëj me pasion, vij nga një fmailje e persekutuar. Madje, disa më thonë pse nuk shkon te PS-ja për ta dredhur e për të fituar lekë. Edhe sikur të dua të shkoj te PS, më çohen ata nga varri, që kanë vdekur e kanë burgje. Nuk kam për të ndryshuar unë. Kam qenë dhe jam me PD, nuk e kam bërë për të përfituar nga PD. 5 fushata që i kam bërë, i kam bërë me pasion. Para pak kohësh janë bërë propozime nëpër Shqipëri për kandidatët për deputetë. Unë jam propozuar në të gjitha qytetet, pasi dihet se jam e dashur me popullin, besoj me aq sa më kanë thënë. Unë njihem si sportistet ndoshta më të dashura të ekranit. Më thonë a do të bëhesh deputete? Kur ma thanë në fillim, thashë nuk kam vjedhur deri tani, nuk kam çfarë fsheh. Se duhet të kesh vjedhur disa gjëra. Nëse duam të themi realitetin, e dimë shumë mirë. Ku do e shohim korrupsionin? Shikoni vilat te Gjiri i Lalzit apo në Dhërmi, deputetët i kanë vilat. Ka shumë pak deputetë që e meritojnë, dhe shpresoj se këtë rradhë të jenë deputetët që e meritojnë.?
E pyetur nëse do kandidonte apo jo, Shala tha se nuk e kishte me qef diçka të tillë, por nëse do kandidonte, do preferonte zonën nr.8 në Tiranë, pasi tha me batutë se është fqinje me kreun e PD, Lulzim Basha.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/une-kandidate-per-deputete-shala-duhet-te-kesh-vila-te-gjiri-i-lalzit-apo-ne-dhermi/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv