Përvëlak me mëlçi pule nga zonja Vjollca

2020-12-05 12

Përvëlak me mëlçi pule
Përbërësit:
1 gotë miell misri
gjalp
1 gotë ujë I valuar
2 gota dhallë
1 gotë qumësht
djath sipas dëshirës ( opsionale)
kripë
500 gr mëlçi pule
1 thelpi hudhër
1 qepë
1 lugë çaji piper I kuq
kripë dhe piper të zi
vaj dhe pak gjalp
Përgatitja:
Fillimisht grijmë qepën imët vendosim në tigan 2 lugë gjelle dhe 1 lugë gjelle gjalp kaurdisim qepën deri sat ë bëhet transparente shtojmë hudhrën dhe më pas mëlcitë, kripë, piper të zi kaurdisim deri sat ë mos ketë lëng në tenxhere, piper të kuq dhe 1 filxhan kafe ujë e lëmë të marrim valë 1 minuta dhe I largojmë mënjëanë. Ndërkohë në një tenxhere shkrijmë gjalpin, miellin e misrit e kaurdisim për 3 minuta dhe shtojmë ujin e nxehtë dhe dhallë ose kos si dhe qumësht dhe e përziejmë deri sa të marrë valë dhe të shkëputet nga ena si dhe djath nëse dëshironi. E vendosim në një pjatancë dhe mbi të shtojmë mëlcitë e gatuara.

Free Traffic Exchange