Në programin ? Shtypi i Ditës dhe Ju? në Report Tv telefonoi një qytetar nga Mallakastra. Zotëria foli për problemin e naftëtarëve të uzinës së Ballshit ku një prej tyre është edhe ai. Naftëtari tregoi se ai dhe kolegët e tij kanë 30 muaj pa marrë pagat dhe se në protestën e djeshme është përdorur gaz lotsjellës. ?Shteti na helmoi me gaz madje edhe gratë? e mbylli qytetari.