Sallatë me pulë dhe perime nga zonja Vjollca

2020-12-05 4

Sallatë me pulë dhe perime
Përbërësit:
400 gr fileto pule
300 gr patate
300 gr karrota
300 gr kungull I njomë
1 degë majdanoz
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
lëng limoni
2 lugë gjelle uthull e bardhë
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë fileton e pulës dhe e vendosim në tenxhere me ujë të bollshëm ku do të shtojmë 1 degë majdanoz dhe disa kokrra piper të zi dhe kripë. E lëmë fileton të ziejë për 20 minuta. E largojmë dhe e lëmë të ftohet. Pastrojmë perimet dhe i presim në fijë vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar shtojmë në të kripë dhe 2 lugë gjelle uthull në momentin që uji valon. Shtojmë në tenxhere fillimisht karrotat i lëmë të ziejnë për 3 minuta e më pas i largojmë dhe i vendosim në një tas të ftohen.

Free Traffic Exchange