Lajme Arkiva 2000
"Të nderuar në punë dhe të respektuar në jetë." Kjo është logoja me të cilën paraqiten fushatat humanitare e invalidëve shqiptarë në kongresin të dytë të saj. Ky kongres vjen pas mbledhjes së samitit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Motoja e tij është të futet në shekullin e ri dhe në projektin e qeverisë për zbutjen e varfësirë. Aktualisht në Shqipëri gjenden 32 mijë invalidë të punës. Mbi 9 mijë quhen invalidë të plotë dhe marrin një pension 4 mijë lekë në muaj.
88% e invalidëve janë kryefamiljarë dhe vetëm 6% e tyre kërkojnë shoqërues. Sipas tyre legjislacioni shqiptar njeh mbrojtjen, por në të vërtetë shpërblimi që ata kanë marrë mbeti veç dëmtimi në punë. Kryetari i shoqatës ka evidentuar problemet dhe mangësitë që ka kjo shtresë. Nëse kanë statusin e invalidit, këta të fundit duhet të kenë kushte të mira banimi. Kanë të drejtë të udhëtojnë në mjetet e komunikacionit falas, por asnjë nga këto nuk gjen zbatim.
Pasi ka dëgjuar ankesat e invalidëve zëvendëkryeministja Makbule Çeço ka përmendur angazhimin e qeverisë për t'i integruar në jetë. Madje brenda këtij viti kjo qeveri ka bërë të mundur rritjen e pensioneve 15 %. Invalidët vazhdojnë të kërkojnë përfshirë taksën doganore, vetura dhe autovetura dhe shuma e parashikuar për këtë qëllim është e pamjaftueshme.
Sipas tyre nuk mungon buxheti, por vullneti i Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Doganave dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore për t'a vënë këtë punë në rrugën e zgjidhjes./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/