Kryeministri Meta ne Peqin, nis turin elektoral per balotazh - (7 Tetor 2000)

2020-12-05 0

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Turi elektoral për balotazh, ka nisur nga qyteti i Peqinit. Ka qenë kryeministri Meta, ai që ka hapur turin për të komunikuar me banorët e Peqinit. Erdha këtu, është shprehur kryeministri Meta, t?iu them se zgjedhjet e 1 Tetorit janë zgjedhjet më të lira e demokratike. Komuniteti ndërkombëtar i ka vlerësuar këto zgjedhje, si tregues i Shqipërisë, e cila po ecën në rrugën demokratike. Kërkesa për bojkot të balotazhit nga PD, nuk mund të pranohen.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Jam këtu, që t?iu them se premtimi që unë iu dhashë si kryeministër në emër të qeverisë të gjithë shqiptarëve, se në 1 Tetor s?do të ndodhte asnjë gjë, u mbajt dhe po kështu dua t?ju sigurojë, se në këtë mënyrë ne na jepet një mundësi e madhe, që gjithë atë punë të madhe që kemi nisur, kemi arritur të krijojmë besimin e duhur në aftësitë qeverisëse të PS?.

Punë të mëdha na presin tani, që kemi pushtetin lokal dhe atë qendror është shprehur kryeministri Meta. Më pas ai ka ftuar popullin e Peqinit, që në balotazh të bashkohet me Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin. Duke qenë pjesë e Korridorit 8, Meta premtoi se autostrada do të përfundojë sa më shpejtë. Brenda 6 mujorit Peqini do të ketë unazën e re. Votoni për kandidatin socialist, ai do të ndryshojë infrastrukturën e qytetit tuaj. Më pas kryeministri Meta ka shkuar në Përrenjas./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/