#tvora #rtvoranews
Kjo është shkolla 9 vjeçare Pezë e Vogël, (shiko videon). Tërmeti i 26 nëntorit, sipas procesverbaleve të institutit të ndërtimit dhe bashkisë së Tiranës, e bëri të pabanueshme. Pra, duhet shembur dhe ndërtuar nga fillimi. Por edhe pse kanë kaluar 10 muaj, asgjë nuk ka ndryshuar.
E hëna e 14 shtatorit duhet të ishte dita e parë e shkollës edhe për fëmijët e Pezës së vogël. Por këta nxënës sot nuk vajtën në shkollë. Indiferentizmi i kësaj bashkie që i la pa shkollë, sot i la edhe pa transport.
?Nuk ka mësues. Nuk kanë siguruar asgjë, na thanë gjeni vetë në mënyrë private. Fëmija është vetëm 6 vjeç dhe fillon klasën e parë. Kush do mbajë përgjegjësi për atë fëmijë??
Në një rrëmujë dhe paqartësi totale, përfaqësues të njësisë administrative Pezë dhe të bashkisë i orientuan prindërit që fëmijët t?i hipin në autobus dhe t?i nisin për në Ndroq, 4 kilometra larg.
Pas refuzimit të prindërve, në Pezë të vogël mbërriti kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu i cili në vend të zgjidhjes zgjodhi të bëjë propagandë dhe të fajësojë ?Ora News? që nuk po lejon fëmijët të shkojnë në shkollë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bojkotohet-mesimi-ne-peze-shkolla-u-shkaterrua-nga-termeti-ende-e-pandertuar/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv