Emisioni ?Pa Gjurmë? risjell këtë pasdite historinë e 19-vjecares Venera Gjolena, e cila u zhduk nga shtëpia e saj në fshatin Vojanik të Beratit, duke lënë në gjumë bashkëshortin dhe djalin.Të premten e kaluar, vajza dërgoi një video-mesazh dhe nuk pranoi të rikthet në familje, duke pretenduar se ndihej e friksuar, pasi ishte prej vitesh e dhunuar nga bashkëshorti. Këtë të hënë, prindërit e saj nëpërmjet ekranit të Report Tv i dhanë një tjetër mesazh prekës vajzës së tyre me shpresen se ajo do i ndiqte nëpërmjet eksranit.
?Të keqën mami kthehu. Pse Nera? Pse ike? Khehu zemra jonë, do na sëmurësh do na vdesësh. Unë nuk besoj se je mirë. Kam frikë për ty. Nera djali thërret vetëm emrin tënd, ai të kërkon moj zemra e mamit. Për hatër të djalit kthehu, ne të këmi falur?- u shpreh mes lotëve Engjellushe Avdija, nëna e Venerës.Ndërsa babai, Ismail Avdija, që ka qënë prezent në studio kur foli me të bijen, i ofroi para dhe cfarë asaj i nevojitet edhe pse nuk dëshiron të rikthehet tek ata.?Vajza e babait kthehu në familje, ne po t ë presim të gjithë dhe të duam ty. Por, nëse nuk do të kthehesh, thuaj babait nëse ke nevojë për para apo rroba. Jam gati të të ndihmoj, pasi nuk dua të shesës nderin dhe të shtrish dorën. Babi është i gatshëm të vijë ku të duash ti. Mos harro djalin bija e babait, pasi e ke ushqyer me gji?- përfundoj mesazhin prekës babai i 19 vjecares së larguar.
Pas transmetimit, 19 vjecarja Venera Gjolena dërgoi një tjetër mesazh ne redaksin e emisionit ?Pa Gjurmë? ku shkruante se:
E dashur Odeta!
Ju ndoqa edhe sot dhe nuk e morra dot guximin tju telefonoja. Ju lutem une kam shumë arsye që nuk kthehem në atë familje. Të lutem me kuptoni ju si femër. Unë jam shumë mirë, do të vi momenti që do i kontaktoj prindërit.
Ju falenderoj!