Më shumë se gjashtë digjej deponia e egër pas qendrës sportive "Boris Trajkovski" derisa tymi mbuloi gjysmën e lagjes Karposh. Nga Komuna thonë se deponia ka qenë e rrethuar dhe se nuk e dinë se si është djegur. Për mbrojtje më të madhe të mjedisit, disa organizata civile sot kërkuan miratimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për të cilën do të angazhohen të gjitha partitë politike.