1 në pranga, 3 në kërkim / Kryen vjedhje në zonën e plazhit

2020-12-05 4

Policia e Himarës në vijim të punës për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve të banesave, vjedhjeve me forcë të sendeve me vlere, kryesisht në rrugë dhe në plazhe, pas provave të siguruara nga puna hetimore, ka zhvilluar operacionin e koduar "Qeparoi", duke bere të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të ndodhura në fshatrat Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi. Gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i një shtetasi 42 vjeç, banues në Lushnjë si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit 3 shtetqas te tjere dy banues në Tiranë, si dhe një 36 vjeçare, banuese në Qeparo. Sipas policisë 42 vjecari nga lushnja në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesa dhe ambiente të hapura. Në në fshatin Shën Vasil, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të një shtetasi vend në të cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet se u perket auorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehim gjatë kryerjes së vjedhjeve, në datën 07 shtator në Himarë, kanë vjedhur 2 motomjete si dhe dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të nje shtetasi maqedonas në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushime. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi të Himarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre. Në përfundim të veprimeve, Policia ka sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, si dhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autorët për t?i kryer ato. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjes, si dhe për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#TopChannel