Vendimi i qeverisë për të miratuar zonën ku do të lejohen kazinotë në Tiranë, ka nxitur debate politike dhe ekonomike në vend. Edhe pse janë përcaktuar një sërë kushtesh që duhet të plotësojnë kompanitë që të licencohen në këtë biznes, kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku thotë për Report TV se duhet të bllokohen të gjitha shtigjet për pastrim parash, si dhe të bëhet analiza financiare se sa do të përfitojë buxheti i shtetit.