Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Situata e rëndë elektro-energjitike, në vend ka ardhur si pasojë e konsumit të tepruar të energjisë, si edhe nga mos vjelja e faturimeve në kohë të shpenzimeve të konsumatorëve. Kështu kanë deklaruar sot zëvendës ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Pajtim Bello, Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Farudin Hoxha, si edhe drejtori i sektorit të energjisë pranë ministrisë Agim Bregasi.
Për këtë arsye KESH dhe Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, kanë marrë përsipër që për përballimin e situatës, do të vazhdojë importi i energjisë nga jashtë, në nivelet teknike, do të fillojë gjithashtu punë TEC-i i Fierit, si edhe me ndihmën e policisë elektrike, do të veprohet ashpër mbi konsumatorët debitor.
Farudin Hoxha:- ?Përsa i përket sasisë së prodhimit të energjisë elektrike, ju e dini që prej 20 vjetësh në Shqipëri, nuk ndërtohet asnjë lloj burimi energjetik. Duhet thënë se Shqipëria para viteve ?90 ka prodhuar më shumë energji seç prodhon sot. Sot e tërë energji prodhohet vetëm nga hidrocentralet?.
50-60% e konsumit ditor të energjisë elektrike në vend importohet nga jashtë. Pavarësisht kësaj, ndërprerja e energjisë do të vazhdojë në orarin e stakimeve në masën 15% për aq kohë sa të mos ketë më abuzime./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/