I dehuri vret dy vajza/ Aksidenti në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan. Dy vajza të plagosura rëndë

2020-12-05 2

Mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë Elbasan, pikërisht këtu në dalje të tunelit të Krrabës, dy vajza të moshë 18 dhe 19 vjeç humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor ndërsa dy të tjera mbetën të plagosura.


Shkak u bë një automjet tip ?benz? me drejtuesi shtetasin Behar Pema, i cili goditi nga pas makinën Volkswagen Polo, ku po udhëtonin katër vajzat. Si pasojë, automjeti tip benz pas goditjes u përplas në një pjesë të bordurës, ndërsa automjeti i vajzave u spostuar rreth 40 metra, pranë tabelës së shpejtësisë.

Në momentin e aksidentit , të katërta vajzat mbetën të bllokuara në makinë dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëseve për t?i nxjerrë nga aty të cilat më pas u transportuan për në spitalin e Traumës. Por, plagëve të përplasjes së fortë nuk arritën t?i mbijetonin dot Lusinda Garunja 19 vjeçe dhe Xhaneta Qallia 18 vjeçe. Dy vajzat e tjera, Denisa Dibra 25 vjeçe dhe Nervida Garunja 23 vjeçe, tashmë janë në trajtim mjekësor jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve dhe ekspertizës së policisë rrugore, rezultoi se drejtuesi i mjetit Benz, Behar Pema, është fajtori i këtij aksidenti. Ai ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje tërësisht të dehur, ku testi i alkoolit e nxori me 0.99mg/l, Ai u vu në pranga nga policia, pasi rezulton se ka drejtuar mjetin me shpejtësi tejet të lartë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë, çka për pasojë shkaktoi dy të vdekura dhe dy të plagosura.

Katër vajzat, banuese në Shkodër, ishin nisur të festonin një ditëlindje, por që nuk arritën dot kurrë në destinacion, e për dy prej tyre jeta u pre në mes.

?Ajo çfarë ka mbetur në vendngjarje, nga makina ku udhëtonin vajzat, janë këto pjesë makinash dhe kjo varëse çelësash?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Accident#Elbasan#TopChannel