Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq deklaroi se LSDM-ja është akoma e interesuar për ndryshime në Kodin zgjedhor, konkretisht për zbatimin e një njësie zgjedhore dhe listat e hapura që duhet të fillojnë të zbatohen nga zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij, për këto ndryshime nevojitet konsensus.