Mes pandemisë dhe tërmetit/ Në Durrës ka edhe mungesë të shkollave. U dëmtuan nga tërmeti

2020-12-05 0

Ka nisur edhe në Durrës procesi mësimor, në një vit krejtësisht të pazakontë, jo vetëm për shkak të pandemisë, por dhe pasojave të shkaktuara në infrastrukturën arsimore nga tërmeti.


Mbi 24 mijë e 600 nxënës janë rikthyer në bankat e shkollës mes gëzimit dhe frikës për një vit të ri shkollor të pazakontë. Të pajisur me maska dhe dezinfektantë, pasi i janë nënshtruar matjes së temperaturës në çdo hyrje shkolle ata kanë respektuar distancën, ndërsa prindër e të afërm përtej rrethimit të shkollës i kanë shpërfillur distancat fizike dhe masat anti-covid-19. Përveç fëmijëve, plot emocion, por dhe të shqetësuar për lëvizjet e nxënësve në shkollat pritëse janë prindërit dhe gjyshërit.

?Një ndryshim shumë i madh që nuk e kishim menduar, po të jetë një vit i mbarë për të gjithë.?

?Shumë i shqetësuar se shkolla ku e regjistruam është shumë e mirë, po para 2 javësh na u tha se do të transferohen në plazh. Gjithçka na shqetëson. Transporti me autobus??

Nga 54 shkolla që ndodhen në territorin e bashkisë Durrës, 21 prej tyre janë jashtë funksionit për shkak të amortizimit dhe dëmeve deri në shembje nga tërmeti i 26 nëntorit, ndaj mësimi do të zhvillohet me 2-4 turne. Nxënësit e shkollave që nuk i hapën dyert këtë shtator do ta zhvillojnë mësimin në turnet e pasdites në shkollat e tjera të Durrësit. Konkretisht, në 33 shkolla, godinat do të përdoren me 2 turne paradite nga shkolla pritëse dhe 2 turne pasdite nga shkolla e dytë.

?Po presim autobuzin. Ngaqë do të shembet shkolla, na kanë transferuar në plazh. Nuk e dimë, po besoj se do të shkojmë mirë.?

?Them se do të kemi pak vështirësi. Janë mësime të vështira dhe duhen shpjeguar. Na duhen më shumë orë për t?u kuptuar.?

?Zor se kuptohet mësimi në 25 minuta.?

Turnet e pasdites në disa shkolla pritet të përfundojnë rreth orës 19.45 dhe me ardhjen e stinës së dimrit, ky orar do të ofrojë të tjera problematika për familjet, që gjithsesi dhe në këto kushte vlerësojnë kthimin e nxënësve në shkolla, si mënyra më e mirë për të përfituar dije dhe mbyllur boshllëqet e krijuara gjatë vitit të kaluar nga mësimi online.

Në total, në Durrës janë plot 24 624 nxënës që më 14 shtator ulen në bankat e shkollës me turne, nga të cilët 1777 për herë të parë; 1448 në shkollat publike dhe 329 në ato private, ndërsa rreth 2400 janë maturantë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel...