Aksident apo vrasje rrugore?/Aksidentoi për vdekje dy vajzat, dy të tjera ende në gjëndje të rëndë

2020-12-05 0

58-vjeçari Behar Pema që aksidentoi për vdekje dy vajza të reja nga Shkodra dhe plagosi rëndë dy të tjera, rrezikon të dënohet me 20 vite burg. Ndërsa për mikrofonin e ReportTv juristi Alban Duraj shprehet se kjo është një vrasje dhe duhet dënim më i madh. Katër vite më parë ish ministri Tahiri propozoi cilësimin e aksidenteve me vdekje, si vrasje rrugore, por drafti i tij fle në kuvenKy qëndrim u përkthye edhe në projektligj, i cili s'mori asnjëherë pëlqimin e deputetëve dhe tashmë ka statusin e një projektligji të tërhequr.
Nga statistikat e policisë rrugore rezulton se një ndër tre shoferë të përfshirë në aksidente me dëme materiale, plagosje të këmbësorëve apo vdekje, rezultojnë ose të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike.