Nis viti shkollor i pandemisë/ 480 mijë nxënës shkojnë në klasa me maska dhe dezifektant

2020-12-05 0

14 shtatori shënoi rikthimin e 480 mijë nxënësve në bankat e shkollës , në kushte të jashtëzakonshme për vitin e ri mësimor.


?Unë nxënësja Brisilda Islami klasa 6/b deklaroj në përgjegjësinë time personale se nuk kam pjesëtar të familjes të prekur me covid-19. Unë personalisht nuk jam i prekur. ?

Si Brisilda, dhe gjithë nxënësit e tjerë për të hyrë brenda ambienteve të shkollës kanë firmosin formularin e vetëdeklarimit për gjendjen shëndetësore, bashkë me prindërit. Me barrierën mbrojtëse ne gojë për të parandaluar përhapjen e virusit, nxënësve në derë ju matet temperatura dhe nëse rezulton më e lartë se 37, do të kthehen në shtëpi për të ndjekur mësimin nëpërmjet televizorit , rubrikës RTSh shkolla. 30 mijë punonjësit arsimor do të shpjegojnë mësimin në 1760 shkolla me maska, në klasa me më pak se 20 nxënës.

Për të respektuar distancën prej 1. 5 Metra nga njëri tjetri, veç klasave janë përdorur edhe ambiente më të bollshme për të zhvilluar procesin mësimor si palestrat.

?2 ditë do të jetë psikologia në shkollë, dy ditë infermierja do të jenë për të bërë atë kontrollin rutinë. 15 vjet drejtoreshë për të mos thënë e 34 vite mësuese dhe si sivjet nuk ka qëlluar kurrë. E si ai që shkoi e ky që erdhi. Gjithsesi ne e kemi sfidë?

Mësimi nuk do të zhvillohet njëkohësisht në 1760 shkollat e hapura për këtë vit, pasi gjithçka varet nga numri i nxënësve në to dhe infrastrukturës. Për 480 shkolla që kanë pasur numër të madh nxënësish, klasat janë ndarë në dy grupe dhe mësimi përfundon në orën 3. Ndërsa në godinat ku ka dy shkolla të ndryshme, janë krijuar 4 grupe dhe mësimi mbaron në 19:45. Koha e shkurtër për ndërrimin e grupeve dhe dezinfektimin e klasave, ka krijuar grumbullime të shumta jashtë dyerve të shkollave dhe përplasje mes prindërve.

?Shiko ç?bëhet këtu është lemeri?

Edhe më e vështirë përshtatja me mësimin në distancë me mësueset ka qenë për 30 mijë nxënësit e klasave të para.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#School#NisMesimi#TopChannel