Top News - Trazirat e 14 shtatorit/ Çfarë ndodhi 22 vjet më parë

2020-12-05 14

Ceremonia e varrimit të liderit të dhjetorit Azem Hajdari në 14 shtator të 1998-ës, më shumë sesa për nderimet që iu bënë figurës së tij nga e djathta shqiptare do të mbahet mend për trazirat dhe për sulmin ndaj institucioneve shteterore. Për disa orë turma të aramtosur miliatntësh pushtuan Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Situata u perkqësua pas ultimatimut të dhënë nga lideri i PD në atë kohë Sali Berisha që kryeministri Fatos Nano të jepte dorëheqjen, gje që u refuzua nga ky i fundit. Berisha akuzonte për vrasjen e Azem Hjadarit pushtetin e atëhershëm, duke i përqendruar akuzat mbi Fatos Nanon, Skënder Gjinushin dhe Fatos Klosin. Azemi u vra nga Fatmir Haklaj, të cilit Berisha nuk pati guximin t?i përmendte emrin sa ishte gjallë. Në 14 shatator 1998, grupet e armatosura të Partisë Demokratike pushtuan të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, me përjashtim të Ministrisë së Brendshme, e cila ishte sulmuar me armë në 13 shtator nga 40 persona të armatosur. U pushtuan dhe u plaçkitën Kryeministria, Kuvendi dhe ministritë e tjera. Ndërkaq u rrëmbyen disa tanke të Gardës, ndërsa atë ditë iu bë një atentat me armë ministrit të Brendshëm, Perikli Teta. Sali Berisha tërhoqi grupet e armatosura mbrëmjen e 14 shtatorit 1998 pas një ultimatumi të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk njihte pushtet që dilte nga dhuna.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trazirat#AzemHajdari#TopChannel