TIRANË - Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Mario Roshi dhe arrest shtëpie për Andi Roshin.
Ata janë dy vëllezrit, pronarët e qendrës së masazhit të cilën e kishin kthyer në "strofull" prostitucioni. Dy vëllezërit u arrestuan vetëm pak ditë më parë në kryeqytet.
Mario ka dy akuza, ?shfrytëzim prostitucioni? dhe ?mbajtje të lokaleve për prostitucion?, ndërsa Andi Roshi ka vetëm një akuzë, ?mbajtje të lokaleve për prostitucion?. Mbrojta e Andi Roshit pretendon se edhe kjo akuzë për të është e paprovuar.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se Mario dhe Andi rekrutonin vajza nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për t'i punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.
Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin, i detyronin më pas këto punonjëse, disa prej tyre të mitura që përveç masazhit t'u ofronin klientëve edhe shërbime seksuale.
Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.
Ndërkohë në hetim është menaxherja, S.D., 21 vjeç si dhe 5 vajza të tjera që punonin në këto qendra masazhi.