Wake Up/ Fëmijët në rresht për një. Ja si filloi dita e parë e shkollës sipas protokollit COVID

2020-12-05 13

Sot është 14 shtator, dita e parë e vitit të ri shkollor 2020-2021. Një vit që do t'i presë ndryshe nga herët e tjera të gjithë nxënësit, por në veçanti ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Kjo për faktin se jemi në një situatë të pazakontë nga pandemia e virusit COVID-19. Për herë të parë sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës rreth 31 mijë vogëlushë në mbarë vendin, ndërkohë që vetëm në Tiranë kjo shifër shkon në rreth 6400 fëmijë që nisin klasën e parë. Gjatë këtyre javëve, arsimtarët, prindërit por edhe vetë nxënësit janë njohur me masat që do të duhet të zbatojnë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. Por si do të kryhet konkretisht mësimi në kushte pandemie? Sa të vështirë e kanë shkollat për t'u përshtatur me masat e higjienës dhe distancimit fizikl? Cila është rruga që do të ndjekë një nxënës sapo hyn në oborrin e shkollës dhe deri sa ulet në bankë? Si do të kryhet procesi mësimor?! Hapësirat që kanë në dispozicion shkollat? Ne ishim sot në Shkollën 9 vjeçare "Servete Maçi" në Tiranë ku ndoqëm nga afër hyrjen e fëmijëve në oborrin e shkollës, dezinfektimit te dera, matjen e temperaturës dhe si u ulën ato në bankat e shkollës. "Mësimi do të bëhet me turne. Fëmijët do të ulen vetëm nga një nëpër bankë. Kemi dhe një dhomë izolimi që do të shërbejë për ata fëmijë që shfaqin shenja të gripit apo COVID" - tha ndër të tjera Nertina Nallbati, Drejtoreshë e shkollës 9 vjeçare "Servete Maçi".

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel