Top News - Nis viti i ri shkollor/ Mësim në kushtet e pandemisë

2020-12-05 1

Në të gjithë vendin ka nisur viti i ri shkollor 2020-2021, në kushtet e pazakonta që dikton situata e pandemisë së covid 19. Nxënësit e arsmit parauniversitar mes emocioneve janë rikthyer në banga, pas më shumë se 6 muaj që kur u nderpre mesimi në shkolla si pasoje e masave të marra për shkak të koronavirusit. Sipas vendimeve të marra më herët nga ministria e arsimt në bashkëpunim me ministrinë e shëndëtësisë, është vendosur që mbajtja e mësimit të zhvillohet duke ndjekur një protokoll të rreptë të masave për mbrojtjen nga përhapja e infeksionit.

Janë 1760 shkolla që kanë hapur dyert sot. Kështu orët do të jenë të reduktuara nga 45 min në 30 minuta, dhe mësimi do të zhvillohet me turne, duke ndarë klasat në grupe, aty ku numri është i lartë dhe nuk respektohet distancimi i duhur. Me një turn mësimi do të zhvillohet në 1100 shkolla, ndërsa mme 2 nënturne në 480 shkolla, dhe 180 shkolla që kanë numrin më të lartë të nxënësve do të kenë ngarkesën më të madhe thuajse gjithë ditën, pasi mësimi do rë zhvillohet më 4 nënturne, që do të vijojë gjithë ditën. Këtë vit janë raportohet se 480 mijë fëmijë dhe nxënës të arsimit parauniversitar që do ndjekin mësimin në shkollat e vendit , 30 mijë punonjës arsimor, ndërkohë është planifikuar rekrutimi për rreth 1000 mësues të tjerë nëse do të jetë e nevojshme.

Sipas protokollit të përcaktuar në çdo bangë do të qëndrojë nga një nxënës që duhet të mbajë maskë gjithë kohën si dhe do të ketë dezinfektantë me vete. Po ashtu prindërit nuk do të lejohehen të futen në ambientet e shkollës, por dorëzimi i fëmijeve bëhet në mjediset e jashtme. gjithashtu në ambientete shkollave do bëhet matja e temperaturës nga mësi-uesit dhe pas mbarimit të cdo turni do të behet ajrosja dhe pastrimi i klasave. nxënësit nuk do të lejohen të lëvizin në korridoret e shkollave. mbetet për t?u parë nëse rregullat e përcaktuara do të funksionojnë dhe a do të ketë problematika që mund të cënojnë procesin mësimor në vijim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#School#Nxenesit#TopChannel