Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë për pagat, përplasje me policinë

2020-12-05 1

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh janë mbledhur serish para dyerve të kompanisë punëdhënëse sepse ata nuk kanë marrë pagat e prapambetura dhe nuk kanë filluar akoma punën.


Mes punonjësve dhe policisë ka ndodhur kundërshtim, përplasje e konfrontim fizik. Ata thonë se kompania me të cilën kanë lidhur kontratë deri në këto momente është një fantazmë. Punonjësit thonë se ?në vend që të priteshin nga punëdhënësi, u pritën nga një grup i madh i forcave ?Shqiponja?, Polici e shtetit dhe polici private?.

Pas firmosje së kontratës, punonjësit kërkojnë që të hyjnë secili në vendin e punës por u ndeshën me ndërhyrjen e policisë. Kujtojmë se naftëtarët e Ballshit prej kohësh janë në protestë për pagat e tyre të prapambetura, të cilat nuk janë dhënë nga kompania përkatëse.

Edhe pse në një situatë që në vendin tonë po rritet numri i të prekurve me COVID-19, përsëri naftëtarët e Ballshit janë mbledhur para kompanisë punëdhënëse për të kërkuar të drejtën e tyre. Ata janë ngjitur me njëri-tjetrin pa asnjë distancë, ku shumica nuk kanë as maska mbrojtëse.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ballsh#Protesta#TopChannel

Free Traffic Exchange