#tvora #rtvoranews
Një person është ndaluar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim të akuzuar si autorë të një sërë vjedhjesh të ndodhura në jug të vendit.
Të akuzuarit janë pjesëmarrës në disa vjedhjesh të ndodhur në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.
Sipas informacioneve, si rezultat i operacionit të koduar ?Qeparoi? është bërë e mundur ndalimi dhe prangosja e N. P., 42 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. S., 46 vjeç dhe A.(H.) N., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe K. R., 36 vjeçe, banuese në Qeparo, Himarë.
?Shtetasi N. P., në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesa dhe ambiente të hapura?, njofton Policia.
Më datë 31.07.2020, në fshatin Shën Vasil, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të shtetasit L. Q., vend në të cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet të jetë e autorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehim gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Më datë 07.09.2020, në Himarë, kanë vjedhur 2 motomjete në pronësi të shtetasve N. P. dhe T. P. Në të njëjtën ditë dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të shtetasit maqedonas Z. T., në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushime.
?Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi të Himarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre?, vijon më tej njoftimi i Policisë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjes, si dhe për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bene-kerdine-me-vjedhje-nga-qeparoi-ne-dhermi-nje-bie-ne-pranga-3-ne-kerkim/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv