Një vit më parë, 14-vjeçarja Elona nuk ia doli të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë që ka pasur që në lindje. Mjekët nuk kishin dhënë shumë shpresa, e megjithatë Elona qëndronte e fortë.
Por, duhej t?i nënshtrohej operacionit jashtë vendit dhe mundësitë financiare ishin të kufizuara. Fondacioni ?Fundjavë Ndryshe? u kujdes që Elona të mos humbiste shansin. Nëna e Elonës, Adelina, kërkoi ndihmën e Arbër Hajdarit.
E ftuar në emisionin ?Historia e Fundjavës? nga Mirela Milori çdo të diel në Klan Plus, Adelina rrëfeu më shumë për sëmundjen e vajzës së saj.
?Elona vuante nga një sëmundje që quhet ?hemangiom?. Ajo lindi me atë sëmundje, nuk më treguan që ajo lindi me atë sëmundje, e kam zbuluar vetë. Prej 14 vjetësh e kam ndjekur nëpër spitale, madje e kam çuar në Itali me ndihmën e familjes time, e kam çuar në Beograd me ndihmën e një vajze. Më 9 Gusht 2019 Eltona u përkeqësua nga një hemorragji e brendshme, ku aty të gjithë doktorët ishin të dorëzuar. E prura në spital, bëri dy ndërhyrje brenda 24 orësh. Hemorragjia nuk po i ndalonte. Në atë moment del doktori më thotë që nuk kemi çfarë bëjmë, duhet ta nxjerrësh jashtë. Kërkova për media. Erdha te Klani dhe lashë një numër telefoni për Arbër Hajdarin. Kërkova Fundjavën Ndryshe, kërkova Arbër Hajdarin. Brenda 24 orësh, Arbri më ka marrë në telefon dhe më thotë ku je. I them jam te spitali. Ka ardh, më ka takuar jashtë dhe ka hyrë brenda ka takuar Elonën. Kur ka dalë nga Elona, fjala e Arbrit ka qenë: Unë do jem me ty, nuk do dorëzohemi, do bëjmë të pamundurën që Elonën ta shpëtojmë. Me shumë sakrifica e dërguam Elonën për në Turqi?.
Pasi shkuan në Turqi, aty mjekët mundën t?i ndalonin hemorragjinë, por për fat të keq Elona ra në koma dhe nuk u zgjua më. Para se të largohej nga jeta, 14-vjeçarja i kishte thënë nënës së saj që të bëhej e fortë për 4 motrat e tjera.
?Elona atje nuk bëri ndërhyrje sepse nuk e njihnin akoma dhe si sëmundje, se Elona nuk është se kishte vetëm një pjesë të trupit, kishte më shumë se gjysmën e trupit. U munduan, ia ndaluan hemorragjinë. E kam pyetur a ke frikë. ?Jo, nuk kam frikë. 32 ditë ka zgjatë Elona nëpër spitale. Sot 1 vit është dita që Elona ra në koma. Më 15 Shtator Elona ka ndërruar jetë. Fjala e Elonës ka qenë: Çfarë që do të ndodhin mami, janë dhe 4 që të presin te shtëpia. Sepse Elona e ka parandjerë. Nga ajo ditë Elona ka ndërruar jetë e deri më sot, Arbri nuk ka rreshtuar asnjëherë telefonatat ose gjendjen pranë nesh?, tregoi Adelina.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/