Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur një qytetari në fshatin Sheqeras të Korçës, ku tregoi edhe një here që të drejtosh mjetin në gjendje të dehur, qoftë makinë apo biçikletë, është e rrezikshme për jetën.
Një banor i fshatit, teksa i jepte biçikletës së tij në gjendje të dehur është rrëzuar nga ura e fshatit Sheqeras, fatmirësisht për të jo shumë e lartë duke i shkaktuar vetëm plagë të shumta në trup.Qytetari ka marrë plagë në trup dhe kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm.