Report TV - Mbi 84 mijë vetë në kërkim të një pune! Pandemia trefishon numrin e të papunëve

2020-12-05 0

TIRANË- Më shumë se 84 mijë njerëz janë në kërkim të një pune në vendin tonë. Vetëm nga pandemia është trefishuar numri i qytetareve që regjistrohen për herë të parë si të papunë. Në tre muajit e karantinës u regjistruan 14 mijë e 867 persona për herë të parë si punëkërkues. Kjo është shifra më e lartë për të paktën 5 vitet e fundit.

Në total sipas të dhënave të INSTAT, në fund të qershorit numri i personave të regjistruar të papunë arriti në 84 mijë e 718, duke shënuar një rritje të ndjeshme qe kkapi nivelin e viteve 2017-2018.

Vetëm për periudhën Prill-Qershor, pikërisht në kohën e karantinës 17 mijë e 600 qytetar më shumë se në tremujorin e parë që janë regjistruar si të papunë,

Si pasojë e pandemisë në total dolën të papunë 50 mijë punonjës, nga të cilët 30 mijë i përkasin sektorit privat jo bujqësor, 18 mijë sektorit bujqësor dhe nga sektori shtetëror 2 mijë të punësuar më pak.