#tvora #rtvoranews
Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 18 shtator caktimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit për sulmin ndaj një lokali në Tushemisht, Meard Berberi, Anterio Kaloshi dhe Evin Kalaja. Dosja u tranferua në tiranë nga Gjykata e Pogradecit.
Tre të arrestuarit për sulmin ndaj një lokali në Tushemisht, Meard Berberi, Anterio Kaloshin dhe Ervin Kalaja, kanë dalë këtë të djelë para Gjykatës së Tiranës për t?u vlerësuar më masën e sigurisë.
Seanca ishte parashikuar ne orën 10:00 pas mberritjes së dosjes nga Gjykata e Pogradecit, e cila kishte vendosur për tre të akuzuarit masën arrest me burg, dhe njëkohëshit kishte shpallur moskopetencën.
Por, mungesa e përfaqësuesit të akuzës u bë shkak që kjo séancë pavarësisht paraqitjen e të akuzuarve te shtyhet per ne 18 shtator.
Para gjykatës dy prej të arrestuarve Meard Berberi dhe Ervin Kalaja thanë se janë me arsim të lartë juridik. Madje, Merd Beriberi deklaroi se kishte licensen e avokatit. Ndërsa Anterio Kaloshi dekaroi se ishte me arsim tetevjecar. Të tre deklaruan se ishin të papunë.
Tre te dyshuarit u arrestuan në kryeqytet, më 13 gusht të ketij viti . Çështja erdhi në Gjykatën Penale te Tiranës për shkak së gjykata e Pogradecit shpalli moskopetences territoriale. Prokuroria e Pogradecit gjatë seancës për caktim te masës së sigurisë i akuzonte të tre personat e dyshuar vetëm për arsenalin e armëve që u gjet në momentin e arrestimit të tyre.
Sulmi me armë ka ndodhur në hotel ?Voloreka?, ku shenjestër e atentatit ka qenë djali i pronarit. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka bërë me dije se kanë rënë në pranga 7 persona. Kaloshi dyshohet të jetë ekzekutori i ngjarjes së rëndë që tronditi Tushemishtin, ku u qëllua me rreth 10 plumba drejt hotelit me turistë.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/sulmi-me-arme-ndaj-hotelit-ne-tushemisht-shtyhet-seanca-per-tre-te-arrestuarit/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv