http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi denoncon se në shkollën ?Jeronim de Rama? është përhapur masivisht koronavirusi.Sipas PD-së, në këtë shkollë janë rreth 10 mësues që kanë rezultuar pozitivë me COVID dhe se kemi të bëjmë me një situatë alarmante që do të vinte në lëvizje çdo qeveri në botë. Ndërkohë, shton se shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit.?Mbrëmë në orët e vona të natës pranë grupit te punes prane PD te ngritur nga Kryetari Lulzim Basha kanë ardhur disa denoncime e shqetësime në lidhje me këtë çështje. Në shkollën de Rada, fatkeqësisht, janë rreth 10 mësues që kanë rezultuar pozitivë me covid. Kjo është 1/4 e stafit mësimor. Është një situatë alarmante që do të vinte në lëvizje çdo qeveri në botë, por jo këtë tonën, e cila kërkon të bëhet vetëm shoë dhe të fshehë paaftësinë e saj. Çfarë e bën gjendjen më skandaloze është pashpirtësia e kryebashkiakut të Tiranës. Ai ka përjashtuar nga ceremonia sot të gjithë mësuesit që kanë patur kontakt të afërt me mësuesit e infektuar për të mos rrezikuar asgjë vetë. Po për fëmijët e kësaj shkolle a tregohet i njëjti kujdes? As që bëhet fjalë! Mësuesit që kanë patur kontakt me ata që janë infektuar janë urdhëruar të dalin nesër të japin mësim, pa iu bërë testi, pa qenë të sigurtë. Këto janë dy standardet e këtij pushteti. Për vete siguri maksimale, për fëmijët e të tjerëve dhe mësuesit asnjë kujdes.?Vokshi i bën thirrje ministrisë që të marrë masat që një shkollë me gjendje të rënduar nga virusi të mos nisë pa bërë testimin e mësuesve dhe pa u siguruar për ta.?Për PD jeta dhe shëndeti i çdo nxënësi, i çdo mësuesi është e shenjtë. Shkolla Jerenim de Rada nuk duhet hapur nesër. Rasti i shkollës de Rada provoi se kërkesa e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për testim masiv të mësuesve është kërkesë e drejtë dhe urgjente. Qeveria duhet të heqë dorë nga lënia e përgjegjësisë vetëm tek prindërit siç po bën me Formularin e Deklarimit të përditshëm për gjendjen shëndetësore të fëmijëve. Ka akoma kohë që qeveria të marrë masat e duhura. Të vendosë matës dixhital temperature në çdo shkollë të vendit. Të sigurojë kushte normale higjenike dhe ujë të rrjedhshëm. Të bëjë testin covid dhe atë serologjik për mësuesit. Të rrisë numrin e mësuesve për zhvillimin normal të procesit mësimor. Mësimi me disa turne nga të njëjtët mesues është rraskapitës dhe do të ndikojë për keq në cilësinë e mësimdhënies. Të rrisë shpërblimin për mësuesit që po punojnë në kushte të jashtëzakonshme. Shëndeti i çdo fëmije dhe mësuesit është prioritet për PD. Por ai duhet të shkojë paralel me cilësinë në arsim, në mënyrë që në Shqipëri të mos rritet një brez COVID.?