Pandemia, turizmi në gjendje të rëndë

2020-12-05 0

Pas vitit 2001, 2020-ta do të regjistrohet si viti më i keq për turizmin në vend, sipas analizave të para nga Fakulteti i Turizmit dhe Gastronomisë. Arsyeja për këtë situatë është mungesa e mysafirëve të huaj që nuk janë vërejtur në Ohër që nga fillimi i pandemisë. Këtë verë, sezoni kaloi vetëm me mysafirë vendas të cilët nuk konsiderohen konsumatorë të mëdhenj kurse shumë prej tyre kanë pasur vauçerë, thonë nga sektori i turizmit.

 ?Deri në fund të vitit presim që të kemi negativë në krahasim me vitin paraprak prej 30% -40% sa i përket bujtjeve. Por, sa i përket të ardhurave, kjo rënie mund të jetë deri në mbi 50%- deklaroi Cvetko Andreeski- dekan i Fakultetit të turizmit në Ohër

 Nëse vitin e kaluar ka pasur të ardhura prej rreth 400 milion dollarë, në rastin më të mirë, këtë vit kjo shumë do të përgjysmohet.

"Nëse e krahasojmë këtë krizë me krizën e vitit 2001, do të shohim se pas asaj krize, u deshën 10 vjet për t'u kthyer te numrat që kishim në 2000. Tani nuk guxojmë ta lejojmë këtë luks të presim dhjetë vite që të merren masa për zhvillimin e turizmit- pohoi Cvetko Andreeski- dekan i Fakultetit të turizmit në Ohër.

 Ohri dhe Struga do të përballen me dimër të vështirë, duke pasur parasysh kufijtë e mbyllur dhe frikën e njerëzve për të udhëtuar.

"Gushti ishte i shkëlqyeshëm, por kjo nuk mund t'i mbulojë shpenzimet gjatë gjithë vitit. "Nëse ndihma nuk vazhdon, mendoj se turizmi ishte në respirator deri më tani, tani mund të dështojë".

Profesorët besojnë se për ta kaluar këtë periudhë më lehtë, pas përfundimit të pandemisë, masat për subvencionimin e mysafirëve të huaj dhe fluturimet e lira nga destinacionet evropiane duhet të riaktivizohen. Viti më i mirë në turizmin e Ohrit është në 1987 me 4 milionë bujtje dhe viti 2019 me pak më shumë se tre milionë.

Miki Trajkoski

Free Traffic Exchange