#tvora #rtvoranews
Mamurrasi ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. 9 muaj pas tërmetit, banorët e mbetur pa shtëpi të kësaj zone, ende nuk kanë marrë një datë për fillimin e punimeve për banesat e reja.
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi takoi Ali Ukën, banor i zonës, i cili prej 9 muajsh fle në çadër së bashku me familjen e tij. Ai tha se nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet për fatin e shtëpisë së tij dhe se nuk ka marrë asnjë bonus financiar për rindërtimin e saj. Nga pamundësia për të jetuar në një çadër të thjeshtë, ai e ka përforcuar atë me materiale nga shtëpia e shembur.
Jetesa në këtë banesë të improvizuar bëhet akoma më e vështirë për nusen e djalit të tij që është shtatzënë.
Ndihmat nga shteti kanë qenë pothuajse zero, teksa vetëm Kryqi i Kuq i ka ofruar familjes së tij bonus për përballimin e shpenzimeve.
Ali Uka: ?Unë jam Ali Idriz Uka, nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit Kurbin. Kemi ndenjur në çadër mbrapa, ngaqë shtëpia e vjetër gjithnjë e duke u shembur, mora materialet dhe bëra shtyllat dhe mora llamarinat e vjetra, vura tjegullat, çatinë, edhe çuni me nusen atje dhe unë me gruan time këtu. Na ka ndihmuar Kryqi i Kuq. Na ka dhënë tre radhë nga 408 mijë lekë.?
Belind Këlliçi: ?Po qeveria që e ka për detyrë? Qeveria vetë ka dhënë gjë??
Ali Uka: ??Asnjë lekë s?kam parë nga qeveria! Po mua me më pas dhënë lekë, unë kisha hyrë tek shtëpia ime 5-6 muaj isha në shtëpi të re. Nusen e djalit e kam shtatzënë.?
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/qytetari-nga-mamurrasi-termeti-me-la-pa-shtepi-nusja-e-djalit-shtatzene-jeton-ne-cader/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv