#tvora #rtvoranews
Hapja e shkollave nën rregullat e pandemisë për bashkinë Durrës mbetet një sfidë.
Të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit, shumë ndërtesa nuk janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nga 59 godina arsimore parauniversitare që ka në total bashkia Durrës vetëm 35 prej tyre janë në gjendje të hapin dyert për nxënësit.
Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, thotë se godinat në ndërtim e sipër mund të jenë gati në fund të vitit.
?Nga 24 shkolla që kemi, 12 janë në proces rindërtimi dhe këto 12 objekte, të cilat gjenden 6 në qytet dhe 6 në njësi të ndryshme administrative do të përfundojnë brenda muajit dhjetor. Në mënyrë që të bëhen funksionale dhe nxënësit të kenë një proces më normal mësimor?, shprehet kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako.
Në kushtet kur numri i shkollave në Durrës gati është përgjysmuar, distancimi social nën kushtet e pandemisë mbetet mjaft i veshtirë.
Si zgjidhje autoritetet kanë parë mësimin deri me katër turne.
Emiriana Sako:?Aktualisht, mësimi do të zhvillohet nga shkolla me një turn deri në katër. Shkollat me katër turne do të jenë minimale si objekte. Më tej, në dhjetor do t?i rishpërndajme. Bëhet fjalë për një periudhë tre mujore, gjithashtu kemi parashikuar që të merren të gjitha masat. Është bërë totalisht dezinfektimi i objekteve. Ka përfunduar si proces?
Durrësi ishte një nga qytetet më të dëmtuara nga lëkundjet e tërmetit të vitit të shkuar, ndaj edhe shumë ndërtesa mbeten ende pa u rikonstruaktuar.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/durresi-24-shkolla-me-pak/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv