30 ditë në intubim, 65-vjeçari i shëruar nga COVID flet pas daljes nga spitali 'Shefqet Ndroqi'

2020-12-05 6

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndarë lajmin e mirë për shërimin e 65-vjeçarit nga Tirana pas 30 ditësh i intubuar.

Manastirliu ka përgëzuar ekipin e Spitalit COVID2 të ?Shefqet Ndroqit?, për punën fantastike dhe përkushtimin ndaj pacientëve.

?Pas 30 ditësh në spital, një pjesë prej të cilave i intubuar, Arben Dojaka, 65-vjeçari nga Tirana kthehet i shëruar në shtëpi. Punë fantastike e ekipit të reanimacionit dhe të gjithë stafit të spitalit COVID2 ?Shefqet Ndroqi?. Krenare për ekipet tona mjekësore për shërbimin dhe përkushtimin. T?i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke bërë pjesë të së përditshmes tonë maskën, duke ruajtur distancën dhe duke shtuar kujdesin për higjienën vetjake?, thotë ministrja.

?Unë jam pacient i këtij spitali me ndodhira shumë të mëdha të cilët tanë bënë atë që po shkoj në shtëpi i shëruar. Jam shumë i gëzuar dhe i kënaqur për punën që kanë bërë mjekët e spitalit. Jam falenderues për të gjithë stafin drejtues, nga të gjithë ata që punojnë në shërbimin shëndetësor sidomos në këtë spital që unë e provova. Jam shumë i kënaqur. Ju falnderoj nga zemra dhe paçi edhe ju shanse dhe jetën tuaj sa më të gjatë sepse jeni në shërbimin tonë. Sa më gjatë të jeni ju, aq më shumë jeni në shërbimin tonë?, është dëshmia e një pacienti të dalë nga intubimi.