E ëma e 13-vjeçares së përdhunuar në Pogradec: Të dënohet autori, kishim besim por na doli maskara

2020-12-05 4

#tvora #rtvoranews
Një ditë pas ngjarjes që shokoi mbarë Shqipërinë, ka reaguar nëna e vajzës 13-vjeçare të abuzuar seksualisht dhe të dhunuar nga 46-vjeçari Blerim Bizgjoni, në fshatin Vërdovë në Pogradec.

Në dëshminë e dhënë, ajo shprehet se vajzën e kishin lënë me mirëbesim tek autori dhe nuk e kishin menduar se ai do të abuzonte me 13 vjeçaren në mënyrë të tillë makabre.

?Ne e kishim besuar vajzën atje, sepse rrinte me vajzën e tij dhe gruan. E kishim lënë me mirëbesim. Mirpo vinte vajza e mërzitur, e pyesja çfarë ke me mami? Nuk shprehej, pastaj më tregoi. Ne kemi 2 vjet që kemi zbritur nga fshati (Çezmë) në Vërdovë të Pogradecit, kemi 2 vjet zë lidhur me familjen e tij, ne e dinim njeri tl sigurtë atë, e dinim të saktë mirpo doli maskara. Ne kishim njohje të vjetra wë nga fshati, ai erdhi në shpi dhe më tha (para dy vitesh) ku e ke burrin se do ti gjej punë. Pas kësaj bisede familja jonë u njoh më shumë me të. Në njohje e sipër na tha se vajza jote i ka krahët tek unë, do ta mbroj unë, do ta ushqej, laj dhe vesh unë. Ne ramë dakord me këtë gjë thotë e ëma e vajzës dhe kjo gjë ndodh prej gati 2 vitesh?, u shpreh e ëma

Ajo deklaroi se vajza ditën e denoncimit ka ardhur në shtëpi e tmerruar dhe i kishte thënë se 46-vjeçari e donte ta godiste dhe përdhunonte.

E ëma e të miturës kërkon dhe dënimin e autorit.

?Vajza mbrëmë (ditën e denoncimit) ka ardhur në shtëpi e tmerruar dhe si e çmëndur më thotë mami lojta nga mendtë, e pyes se çfarë kishte por nuk shprehej. Nuk më tregoi çfarë ndodhte dhe mori policinë, iu tha kam një shqetësim të madh dua të më ndihmoni. Më thoshte vajza se ai donte ta godiste dhe përdhunonte. Për të rrahur e kish rrahur, por nuk tregonte sepse e dinte që skishte kush ta mbronte, babai se mbron dot. Unë kërkoj që ai të dënohet dhe të qëndrojnë larg nesh, të mos afrohen më atë familje nuk e dua. Ajo familje është e shlatërruar. Familje maskarenjsh, unë i dija të besuar. Kam nevojë për ndihmë edhe për ngjarjen që ka ndodhur por edhe burrit ti lidhin kempin. Jam e dëshpëruar e mërzitur kam shpresë vetëm tek shteti edhe vajza është e mërzitur dhe trishtuar është shumë keq?, tha ndër të tjera e ëma e 13-vjeçares.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/e-ema-e-vajzes-se-perdhunuar-ne-pogradec-te-denohet-autori-kishim-besim-por-na-doli-maskara/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange