Minoritarët në Janjar të Konispolit i kanë kthyer sytë drejt Greqisë. Thone se jane te lodhur dhe të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura në 30 vjet dhe duan të dinë a janë ende pjesë e shtetit shqiptar. Nëse kërkesat e tyre nuk u merren parasysh ata do të kërkojnë zëvendësimin e piramidës që i ndan nga Greqia.
"Në qoftë se nuk merr (masë) shteti shqiptar ta dimë, i bie më afër të vemi në Filat se sa në Sarandë me këtë xhade që kemi tani. Duam tre orë e gjysmë të shkojmë në Sarandë e një orë e gjysmë në Filat. Po nuk morën masat këtej, të kërkojmë ndihmë nga greku. Të na japin rrugën të ndryshohet kufiri. Jemi më të sigurt nga greku", thanë banorët.