#tvora #rtvoranews
Sistemi shëndetësor ka kaluar në gatishmëri për ti bërë ballë një përkeqësimi të mundshëm të pandemisë pas rifillimit të shkollës më 14 shtator. Ministrja e Shëndetësisë në një mesazh me këtë rast bëri thirrje për zbatimin e masave anti-covid, por edhe për një bashkëpunim më të madh mes prindërve dhe mjekëve për ta bërë shkollën institucion të sigurt për shëndetin e fëmijëve.
Strukturat shëndetësore janë vendosur në gjendje gatishmërie për tu përballur me një përkeqësim të mundshëm të situatës së pandemisë për shkak të rifillimit të shkollës.
Manastirliu: Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e vjeshtë-dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e Covid-19. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t?ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.
Në një mesazh para rikthimit të nxënësve në klasa, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për zbatimin e masave anti-covid.
Manastirliu:Duhet të mësohemi me maskën. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Të kontribuojmë të gjithë për shkolla më të sigurta, për shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit.
Manastirliu evidentoi faktin se tani më shumë se asnjëherë nevojitet bashkëpunimi i prindërve me mësuesit dhe personelin shëndetësor.
Manastirliu: Bëhuni bashkëpunëtorët e parë me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/te-henen-nis-shkolla-apeli-i-manastirliut-nuk-do-jete-e-lehte-duhet-te-mesohemi-me-masken/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv