#tvora #rtvoranews
Situata e rënduar me koronavirusin paraqitet dhe në burgje ku ai i Shën Kollit në Lezhë është kthyer në spital për trajtimin e rasteve të lehta.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e konsideron vepër kriminale kthimin e këtij ambienti në një spital.
Në një intervistë për RTV Ora ai thotë se përgjegjësit e kësaj do të vihen përballë drejtësisë.
Shehu: Është një pikë tjetër që unë e kam ngritur më parë. Po shkojmë drejt një vepre kriminale. Ata që guxojnë të bëjnë këto gjëra do të përballen me ligjin, nëse këto janë të vërteta. Unë kërkova sqarime por nuk kanë dhënë ende një përgjigje. Burgu nuk kthehet në spital. Të kthesh burgun në spital është njësoj si të mendosh që nata është ditë. Të burgosurit kanë të drejta të plota si të gjithë qytetarët e tjerë për të marrë shërbimin e përshtatshëm shëndetësor. Pati dy vdekje në burg dhe nuk u dha asnjë shpjegim për ato dy vdekje. Është e paimagjinueshme që nuk ka sqarime. Të thuash që një burg do kthehet në spital për mua është e paimagjinueshme.
Gjithashtu Shehu foli dhe për fillimin e procesit mësimor ditën e hënë (14 shtator) dhe sfidat me të cilat do të përballet shteti.
Ai thotë se nuk janë marrë masat e duhura për të siguruar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.
Shehu gjithashtu tha se programi për rihapjen e shkollave dhe masat që do merreshin duhej të bazoheshin në modelet e vendeve të tjera.
Shehu: Drejtohuni Italisë, shihni çfarë masash kanë marrë ata. Modelet e vendeve të tjera. Unë dua të shtrojë vetëm një pyetje. Kush do jua siguroj maskat për ditë nxënësve dhe arsimtarëve? Është menduar se sa është fatura financiare, a janë porositur ato maska speciale. Unë shtrova dy çështje, testime dhe maskat. A janë gati ato të hënën. Nuk kanë asnjë përgjigje. Si do jetë metodika e testimeve. Të gjitha këto, një shtet i programon e më pas fatura e tyre përballohet prapë nga shteti. Që këto unë them që nisemi me aventurizma. Rreziku nuk është vetëm që mësimi të zhvendoset online por situata epidemiologjike të agravojë. Kjo është një problem.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/burgu-spital-shehu-eshte-nje-veper-kriminale-pergjegjesit-do-vihen-perpara-drejtesise/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv