#tvora #rtvoranews
Tre viktima dhe 164 raste të reja është bilanci këtë të shtunë përsa i përket koronavirusit në Shqipëri.
Rastet e reja kanë rezultuar pas 872 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë situata vijon të jetë e njëjtë në spitale ku aktualisht janë 188 pacientë të shtruar.
21 persona janë në terapi intensive ndërsa 7 janë në intubim.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 51 të shëruar.
Të infektuar ? Janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 164 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Të shëruar ? Të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon ? 56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.
Të shtruar ? Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Viktimat ? Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot betejën me COVID19. Edhe një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/covid-19-ne-shqiperi-164-raste-te-reja-dhe-3-viktima-ne-24-ore/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv