Ora News - Tirane: Kthyen qendrat masazh në vende prostitucioni, arrestohen vëllezërit

2020-12-05 1

#tvora #rtvoranews

Dy vëllezër, pronarë të qendrave të masazhit janë arrestuar nga Policia e Tiranës në një operacion të zhvilluar gjatë orëve të natës në kuadër të informacioneve për ushtrim prostitucioni në këto ambjente.

Bëhet fjalë për arrestimin e dy vëllezërve, Mario dhe Andi Roshi, administratorë e dy qendrave masazhi për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar ?Extra Service?, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga dy vellezerit Mario, 26 vjeç dhe Andi Roshi, 29 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Si rekrutoheshin ? Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për ti punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.

?Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit tu ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit.

Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime? informon policia e Tiranes

Qendra e masazhit afer shtepise se ministrit Lleshaj- Burimet bëjnë me dije se qendra e masazhit ndodhet në zonën e Pazarit të Ri, në afërsi të banesës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Procedohen 5 vajza- Njëkohësisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 5 vajza, të cilat përdoreshin për ushtrimin e aktiviteteve të tilla me dyshim ushtrim prostitucioni, informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale ?Moskallëzim krimi shtetasja S.D., 21 vjeçe, e cila në cilësinë e menaxheres të një prej qendrave, nuk ka treguar për këtë aktivitet të kundraligjshëm që kryhej brenda kësaj qëndre masazhi.

Do zbulohen klientet- ?Nga ana jonë vijojnë hetimet për bashkëpunëtorë të tjerë në këtë veprimtari kriminale si dhe për identifikimin e klientëve që kanë përfituar shërbime seksuale në këto qendra masazhi. ? vijon njoftimi i sotem i policise se Tiranes

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ?Prostitucionit?, ?Shfrytëzimi i prostitucionit? ?Mbatjes së lokaleve për prostitucion? dhe ?Moskallzimit të krimit? në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Kjo nuk është hera e parë që biznese të tilla janë përdorur për aktivitete të paligjshme, ndërsa në pranga të policisë edhe më herët kanë rënë të tjerë pronarë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kthyen-qendrat-masazh-ne-vende-prostitucioni-arrestohen-2-pronaret/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe T...

Free Traffic Exchange