http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është moment kur gjyqtarja e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka mbërriti në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e shoqëruar forcërisht.Margjeka ka debatuar ashpër me uniformat blu, duke i akuzuar se nuk kanë pasur një urdher për shoqërim.MIMOSA MARGJEKA GJYQTARE E APELIT NE KORCE ?Kam 5 orë që pres policinë që të vijnë të më shoqërojnë. Në 09:30 jam bërë gati dhe kam njoftuar avokatin dhe të gjithë. Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë nuk kam asnjë, janë stisje të shtetit, një police femër nuk kishit dhe më çuat në bodrum. Unë nuk jam njeri ordiner, kur ma bëni mua.?Gjyqtarja ka pretenduar se i gjithë procesi i arrestimit e saj është bërë për shkak se nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.Një urdhër e kanë marrë dorazi se kanë harruar, harrojnë gjyqtarin që e bën zhele për dy ditë, ca i bëni njerëzve ju. Është e turpshme, po më dhemb koka. E kam pritur një vit që pres të më arrestojnë, Jam e kënaqur që e bën. Gjykata të kontrolloj dokumentet se i bëjnë mbrapa"Margjeka dhe katër të arrestuar të tjerë kanë mbërritur në seancën gjyqësore për tu njohur me masën e sigurisë. Ata u arrestuan tre ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit. Gjyqtarja sipas hetuesve rezulton nga përgjimet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eruosh në këmbim të ndryshimit të masës së sigurisë ndaj një të arrestuari për trafik klandestinesh.