Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë "arrest shtëpie", pasi sipas saj nuk ka asnjë prove, por mbi të gjitha ka një fëmijë 3 vjeç për të cilin duhet të kujdeset. Në dëshminë nga brenda seancës, të cilën e ka zbardhur gazetari i Report Tv, Arsen Rusta gjyqtarja shprehet se kjo çështje nuk është gjykuar nga ajo.
"Çështjen që me akuzoni as nuk e dija që ekzistonte. S'isha unë realtori i çështjes. Udhëzimi më lejon caktimin e masës së sigurisë, garanci pasurore. E kam mësuar ditën e seancës. As bashkëshorti im s'ka tagër të guxoj e të më thotë se çfarë po bëhet me një person. Burri im nuk takon asnjë, u thotë "ke gjyq me gruan time, mos më tako". Mu gjat mandati në Korçës u shqetësova. Jam e deleguar në Vlorë, Gjirokastër e Korçë. Burri im ka kërkuar një dhomë hoteli në Korçë se ku do të rrinim. Të gjithë e dimë se ku flemë, më një fëmijë 3-vjeç. Po mbijetojmë që po shkojmë në punë. S'kisha mundësi që të kërkoja gjë tjetër dhe po të doja. S'kam marrëdhënie pozitive me gjyqtarët në Korçë. Një çështje që s'e kam unë, del emri im. Kam edhe sms se kanë tentuar të më korruptojnë, por s'kanë shanse, s'guxojnë. Unë arrest shtëpie jam me fëmijë 3 vjeç. Gjeni dike të më çoj fëmijët në kopsht. S'kanë asnjë provë për mua. Të revokohet masa. Hetim me bujë e në fund pafajësi", mësohet të ketë thënë gjyqtarja.