22 mijë familje në fshat pa certifikata pronësie, Lame: Kanë 2 muaj afat për të aplikuar në bashki

2020-12-05 0

#tvora #rtvoranews

22 mijë familje në fshat ende nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën bujqësore.

Për këtë mbetet edhe rreth dy muaj afat që të interesuarit të aplikojnë pranë bashkive.

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame deklaroi se javën e parë të nëntorit përfundon afati për aplikimin nga ana e qytetarëve për pajisjen me certifikatë ?Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi? të tokës bujqësore.

Lame: Ligji 20/2020 i vënë kapakun përfundimtar këtij proçesi, duke i bërë një thirrje përfundimtare me afat 6 mujor këtyre familjeve. Duke pasur parasysh që ligji ka hyrë në fuqi në 07.05.2020, i bie që ky afat të përfundojë me 07.11.2020. Ky ligj, parashikon që brenda këtyre 6 muajve, të gjitha këto familje mund të aplikojnë pranë bashkive përkatëse, duke kërkuar pajisen me tokën buqësore që u takon. Pra, në këtë afat 6 mujor, duhet që thjesht të zënë rradhën pranë Bashkive për hallkën tjetër, që është pajisja me AMTP.

Në deklaratën e tij, kreu i Kadastrës vë në dukje problemet që kanë qenë prej vitesh me çështjen e pronave

Lame: Ende rezultojnë rreth 22.000 familje fshatare të cilat janë pajisur pjesërisht ose nuk janë pajisur asnjëherë me tokë buqësore. Pra, nga njëra anë, siç e dimë të gjithë, rezultojnë abuzime pa fund për tokat buqësore; dhe nga ana tjetër, pas dekadash të tëra rezultojnë me mijëra familje që nuk janë pajisur ende me tokë buqësore. Disa herë përgjatë viteve, qeveritë e kanë zgjatur afatin e pajisjes me tokë, por pa qënë në gjendje ta përmbyllin asnjëherë atë.

Nga procesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfituar rreth 450 mijë familje në fshatrat e vendit, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mirë e të cilave janë ende të pa certifikuara.

Ligji i ri plotëson me tokë edhe shumë familje që e posedojnë në fakt tokën në fshat, pasi ka qenë pronë e tyre që para krijimit të Kooperativave Bujqësore, por nuk kanë asnjë dokument provues për këtë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/22-mije-familje-ne-fshat-pa-certifikata-pronesie-lame-kane-2-muaj-afat-per-te-aplikuar-ne-bashki/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange