http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
PD akuzon ashpër Edi Ramën për hapjen e kazinove në qëndër të Tiranës. Alibeaj tha nëpërmjet një dalje nga selia blu se rikthimi tek projekti kriminal i kazinove dhe bixhozit është një nga tradhëtitë më të mëdha që Edi Rama u ka bërë qytetarëve për llogari të krimit të organizuar. Madje ish ministri thotë se ligji e ndalon hapjen e kazinove në zonat që nuk janë shpallur me rëndësi kombëtare për turizmin. Me një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin, që ka miratuar vetë, qeveria ka lejuar hapjen e kazinove në një zonë në qendër të Tiranës ku, së fundi, janë dhënë disa leje ndërtimi për kulla dhe ku ndodhet aktualisht një kazino, të cilës i ka mbaruar liçensa. Edhe pse ligji e ndalon shprehimisht hapjen e kazinove në zonat që nuk janë shpallur si me rëndësi kombëtare për turizmin, Edi Rama ka vendosur që ta injorojë këtë gjë.Pasi flaku në rrugë mbi 10 mijë persona të punësuar në bizneset e lojrave të fatit, Edi Rama ka vendosur t?i përqendrojë ato në pak duar.Edi Rama ka shkelur premtimin që ju bëri shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish. Alibeaj madje thotë se Rama javët e fundit është takuar shpesh me eksponentë të krimit dhe SPAK duhet të hetojë se për llogari të kujt krimineli tek burgu 313, Rama është tërhequr dhe do të lejoje biznesin e kazinove. Takimet e javëve të fundit me eksponentë të krimit të organizuar janë një indicie e mjaftueshme që SPAK të zbulojë dhe hetojë një nga skemat më të zeza të Edi Ramës me botën e krimit. Vetë Edi Rama, i cili deklaroi dy vjet më parë se deputetët e tij ishin kërcënuar nga burgu 313 për të mos ndaluar lojrat e fatit, duhet t?u përgjigjet pyetjeve pa u fshehur pas heshtjes fajtore.1.Për llogari të cilëve të burgosur tek 313-ta po mbush qendrën e Tiranës dhe ish bllokun me kazino?2.A përfitojnë nga ky vendim i marrë në fshehtësi ndonjë nga personat që ka takuar 2 netë më pare apo gjatë javëve të fundit?3.A është lejimi i kazinove pjesë e pazarit të mbyllur me shokët e përgjimeve të Vangjush Dakos? Sa më shumë të heshtë Edi Rama për këto pyetje, aq më i kapur është nga krimi.