Rreth 22 mijë familje nuk janë pajisur ende me certifikatën e tokës bujqësore, edhe pse ligji ?Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë? është në fuqi prej muajit Maj. Kreu i Kadastrës tha se numri i aplikimeve nga qytetarët është i vogël, teksa theksoi se afati përfundon në 7 Nëntor.
?Nga procesi i ndarjes së tokës, deri tani kanë përfituar rreth 450.000 familje fshatare, me rreth 1.8 milion pasuri toke, një pjesë e mire e të cilave janë ende të pa certifikuara. Keni ende 2 muaj kohë deri në datë 7 nëntor për t?i krijuar mundësinë vetes për t?u pajisur me AMTP, thjesht aplikoni me një kërkesë pranë Bashkive në këto muaj të mbetur?.
Ligji i ri plotëson me tokë edhe familjet që e posedojnë pronën në fshat, edhe para krijimit të Kooperativave Bujqësore, por nuk kanë asnjë dokument për këtë.
?Edhe kjo kategori që përfiton nga ligji dhe që ju mbyll një problem që ata e ngrenë me të drejtë prej dekadash, kërkon një minimum impenjimi nga ana e vetë atyre, pra aplikimin pranë Bashkive?.
Sipas kreut të Kadastrës, veriu është zona që ka më shumë probleme me marrjen e pronësisë së tokave bujqësore.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/