Teksa tensionet në Mesdheun Lindor nuk janë ulur ende, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan komunikoi vecant në telefon me homologun e tij Kosovar Hashim Thaci e atë serbe, Aleksandar Vucic dhe të cilët ka diskutuar zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me të dy vendet. Mediat turke shkruajnë se gjatë bisedave telefonike me kreun e shtetit turk, Thaci dhe Vucic ranë dakort për të forcuar bashkëpunimin me Turqinë dhe për konsultime mbi cështje dypalëshe e rajonale. Telefonata e Erdoganit vjen disa ditë pas firmosjes së marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Ëashington, dhe në një kohë të trazuar për të, për shkak të përplasjes me Greqinë mbi kërkimet eksploruese për hidrokarbure në Mesdhe. Një ditë më parë, vendet jugore të BE-së, të rreshtuara në krah të Athinës, e kërcënuan Ankaranë me sanksione, ndërsa kjo e fundit nuk tërhiqet nga linja e saj e përgatitet të nisë pranë brigjeve të Qipros veriore një stërvitje ushtarake ku do të përdoren municione të vërteta.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RexhepTajipErdogan#MediterraneanSea#TopChannel