Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e mbrëmjes së te premtes në lagjen ?5 Maji? në Tiranë, ku një person mbeti I plagosur me armë zjarri. 30 vjecari Rexhep Gjeli mori një plumb në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spital, ku gjendja e tij është e stabilizuar. Policia ka arritur të identifikojë autorin e sulmit, që sipas të dhënave të deritanishme, rezulton të ketë ndodhur për motive të dobëta. Ai është 18 vjecari Kevin Cungu, i cili rezulton të ketë qenë mik i 30 vjecarit, që mësohet se kishte pasur ditëlindjen dhe kishte ftuar disa shokë për të festuar bashkë në lokal. Ka dyshime se të rinjtë kanë konsumuar alkool dhe lende narkotike, dhe në këto kushte kanë nisur grindjet. Cungu i ka kërkuar të dalin jashtë dhe aty e ka qëlluar. Policia po punon për kapjen e tij. Sipas raportimeve, 18 vjecari njihet si vëlla I Markeljan Cungut, përgjegjës për një numër të madh grabitjesh, përfshirë atë në shtëpinë e ciftit Laze më herët gjatë këtij viti.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tirane#Plagosje#TopChannel