Mediu: Kemi datë zgjedhjesh por jo rregullat e lojës, Rama i shpërfill të gjithë për interesat e tij

2020-12-05 0

#tvora #rtvoranews
Këshillin Politik do të ulë sërish në bisedime palët për listat hapura implementimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve Kushtetuese.

I ftuar në Ora News, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se ky proces po zvarritet shumë nga kryeministri Rama i cili sipas tij kërkon të përmbushë interesat e veta.

Mediu thotë se është vendosur një datë zgjedhjesh pa u vendosur më parë rregullat e garës.

Mediu: Edhe përpara këtij sezoni kemi patur probleme. Jetojmë në një absurditet total. Një shtet që përfaqësohet vetëm nga një person me qëllimet e tij. Ajo që ndodhi në sesionin e fundit të Parlamentit, ndryshimet kushtetuese ishin absurde duke treguar që Rama nuk do ndalet në manipulimin e prcesit zgjedhor. Asnjë vend i BE-së dhe NATO-s nuk kanë ndryshuar Kushtetutën në atë kohë aq të shkurtër dhe me një proces jo transparent. Shqiptarët kanë dëshirën dhe opozita duhet bërë zëdhënësja e tyre për të ndryshuar këtë realitet.


Problemi më i madh që kemi sot është se ne kemi një datë zgjedhjesh dhe nuk dimë akoma rregullat e lojës që partitë politike do të shkojnë në këto zgjedhje. Duket që Rama jo vetëm përballë marrëveshjes me opozitën dhe opinionin qytetar por dhe përballë interesave si integrimi europian nuk ndalet, i shpërfill të gjitha. Opozita duhet të garantojë program të implementueshme dhe funksionale. Qëllimi i Ramës është të krijojë diversion brenda opozitës dhe e ka tentuar edhe më parë. Nuk mendoj që opozita është e përçarë. Opozita duhet të përcaktojë një platformë të qartë qeverisjeje. Ne duhet ta bëjmë sa më funksionale pjesëmarrjen e subjekteve tona për të maksimizuar votën.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/mediu-kemi-date-zgjedhjesh-por-nuk-dime-rregullat-e-lojes/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv